• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria e Hamasit: 20.000 njerët janë vrarë në Rripin e Gazës

Qeveria e Hamasit: 20.000 njerët janë vrarë në Rripin e Gazës

Gaza, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e Hamasit në Rripin e Gazës ka njotuar sonte se janë vrarë 20.000 persona në operacionet ushtarake izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Të paktën 8.000 fëmijë dhe 6.200 gra janë në mesin e të vrarëve dhe 52.600 njerëz janë plagosur.

Ekstremistët palestinezë, të udhëhequr nga Hamasi, kanë vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, në sulmet në Izraelin jugor. Më së shumti viktima ka pasur ditën e parë të luftës, 7 tetor.

Ushtria izraelite ka njoftuar se 134 ushtarë janë vrarë në ofensivën tokësore në Gaza. Izraeli thotë se rreth 7.000 ekstremistë palestinezë janë vrarë në luftë. mb/


Foto EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR