• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria do të mbajë mbledhje, sipas paralajmërimeve në rend dite janë ligje ekonomike

Qeveria do të mbajë mbledhje, sipas paralajmërimeve në rend dite janë ligje ekonomike

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhje, ndërsa për konkluzat dhe vendimet sipas pikave të rendit të ditës, opinioni do të informohet pas përfundimit të mbledhjes.

Siç dje paralajmëroi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në mbledhjen e sotme të qeverisë duhet të gjenden Propozimi i ligjit për tatimin e solidaritetit, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tatimin e vlerës së shtuar dhe të fitimit. 

"Ne tatimin e solidaritetit e kemi futur shtesë, por jo si pjesë e reformës tatimore, por shtesë sepse bëhet fjalë për tatim të njëfishtë i cili do të vlejë vetëm një herë. Po ndiqet shembulli i disa vendeve të BE-së. Dhe rekomandimi ishte për shtetet anëtare në BE-së, siç është Britania e Madhe që tani nuk është në BE, por atë shembull e përdorin Ukraina, Italia, Kroacia dhe vende të tjera që kanë zbatuar një ligj të tillë dhe ne pas një debati dhe diskutimi të gjerë e bëmë një propozim të tillë", tha Besimi mbrëmë në paraqitjen e tij televizive në TV 24 ku ishte mysafir.

Dy ligjet e tjera, siç shtoi, janë pjesë e reformës tatimore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR