• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria britanike nuk do të rrisë moshën e daljes në pension në 68 vjeç

Qeveria britanike nuk do të rrisë moshën e daljes në pension në 68 vjeç

Londër, 30 mars 2023 (MIA) - Qeveria britanike sot kumtoi se nuk ka ndërmend ta rrisë kufirin e moshës për dalje pension në 68 vjet.

"Kushtet aktuale për rritjen nga 67 në 68 (vjet) nuk do të ndryshojnë dhe qeveria nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjet ekzistuese përpara se të përfundojë rishikimi tjetër," tha Sekretari shtetëror për punë dhe pensione, Mel Strajd.

Aktualisht, mosha më e hershme që britanikët mund të fillojnë të marrin një pension publik është 66 vjeç.

Është parashikuar kufiri i moshës të rritet në 67 vjeç midis 2026 dhe 2028, dhe më pas në 68 midis 2044 dhe 2046. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR