• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria britanike nuk është e gatshme për ngjarjet ekstreme të motit

Qeveria britanike nuk është e gatshme për ngjarjet ekstreme të motit

Londër, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk është plotësisht e gatshme për ngjarjet ekstreme të motit që mund të shkaktojnë çrregullime të konsiderueshme, konstaton Zyra kombëtare e revizionit (NAO) në raportin e publikuar sot ku në të janë përfshirë rezultatet nga vlerësimi për atë si Mbretëria e Bashkuar është e gatshme për katër lloje të kushteve ekstreme të motit: thatësirë, përmbytje, stuhi dhe temperatura të larta.

Në raport thuhet se edhe pse Qeveria britanike ka punuar për të forcuar dhe gjetur një përgjigje adekuate ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe për të zbutur rreziqet, duhej të kishte bërë më shumë për t'u përgatitur dhe përshtatur ndaj kushteve ekstreme të motit.

"Sfidë aktuale për qeverinë është se si të vendosë theks të mjaftueshëm në parandalimin dhe gatishmërinë, por edhe në marrjen e vendimeve për prioritete për të siguruar investime efikase dhe efektive në afatgjatë", thuhet në raportin e Revizionit kombëtarë, transmetojnë mediat britanike.

Në të thuhet se departamentet qeveritare duhet të punojnë shpejt deri në vitin 2025 për një qasje të koordinuar me prioritet për investimet dhe përshtatjen klimatike, ndërsa më pas ta zbatojë atë deri në vitin 2028 që është para objektivit aktual për t'u zbatuar deri në vitin 2030. Për shkak të mungesës së një strategjie dhe objektivash efektive, qeveria britanike e ka të vështirë të marrë vendime për investime, vlerëson NAO. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR