• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria amerikane ka shpenzuar të paktën 113 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë

Qeveria amerikane ka shpenzuar të paktën 113 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë

Uashington, 29 mars 2024 (MIA) - Qeveria amerikane ka shpenzuar së paku 113 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë, por kjo shumë mund të konsiderohet shumë më e lartë për shkak të shpenzimeve për zëvendësim të armëve dhe municioneve të dërguara në Kiev, ka vlerësuar Pentagoni. 

Foks njuz raportoi në shtator se SHBA-ja ka shpenzuar gjithsej 101 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë.

Sipas dokumenteve nga Zyra për menaxhment dhe buxhet e Shtëpisë së Bardhë, të dërguara deri te senatori Xh. D. VENS nga shteti amerikan Ohajo, dhe tek të cilat Foks njuz, SHBA ka shpenzuar të paktën 13 miliardë dollarë shtesë që nga shtatori për luftën në Ukrainë.

Drejtoresha e Zyrës për menaxhment dhe buxhet e Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Jang tha në një letër drejtuar Vens thekson se Kongresi amerikan ka siguruar 111 miliardë dollarë fonde shtesë në përgjigje të luftës në Ukrainë, duke përfshirë sigurinë, ndihmën ekonomike dhe humanitare.

Jang vuri në dukje se mjetet totale përfshijnë gjithashtu mjetet  "që nuk shkuan drejtpërdrejt në Ukrainë", por përdoren për të mbështetur atë vend, kjo është arsyeja pse ndonjëherë shfaqen shifra të ndryshme për ndihmën amerikan për Kievin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 


 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR