• e enjte, 18 korrik 2024

Qëllohen disa persona në një qendër tregtare në Kopenhagë

Qëllohen disa persona në një qendër tregtare në Kopenhagë
Kopenhagë, 3 korrik 2022 (MIA) – Disa persona janë qëlluar, një është arrestuar sot në një qendër tregtare në Kopenhagë, njoftoi policia daneze. Policia në Tuiter njoftoi se ka arrit në qendrën tregtare “Filds” pas raportimeve për të shtëna. Ajo ka këshilluar ata që kanë qenë brenda të fshiheshin dhe të prisnin ndihmën e policisë. Mediat lokale publikuan fotografi të policëve të armatosur në vendin e ngjarjes si dhe njerëz që po largoheshin nga qendra. Këngëtari britanik Hari Stajls duhej të mbante koncert në një sallë aty pranë në orën 20:00 sipas kohës lokale. Organizatori i koncertit ende nuk ka reaguar.

QËNDRONI TË LIDHUR