• e enjte, 26 dhjetor 2024

Puxhdemon paralajmëroi se do të kandidohet në zgjedhjet katalunase në maj

Puxhdemon paralajmëroi se do të kandidohet në zgjedhjet katalunase në maj

Barcelonë, ​​22 mars 2024 (MIA) - Lideri separatist katalunas, Karles Puxhdemon i cili prej më shumë se gjashtë vitesh ndodhet në ekzil në Belgjikë për t'iu shmangur drejtësisë spanjolle, ka paralajmëruar se do të kandidojë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë më 12 maj.

Ai e bëri të ditur këtë nga territori francez në fjalimin para publikut në qytetin e vogël Elne në jug të Francës.

"Kam vendosur që të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin katalunas", bëri të ditur ai nga foltorja me mbishkrimin "presidenti Karles Puxhdemon". Pas tij kanë qenë flamujt e BE-së dhe Katalonjës.

Kjo do të jetë hera e tretë që Puxhdemon kandidon në zgjedhjet rajonale të Katalonjës që kur shkoi në ekzil në vitin 2017. Ai nuk arriti të zë vendin e tij për shkak të urdhërarrestit që e kërcënonte pas përpjekjes së dështuar për shkëputjen e Katalonjës në vitin 2017.

Foto: arkivi i MIA-s


 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR