• e premte, 27 dhjetor 2024

Putini u shfaq në publik për herë të parë pas rebelimit të Vagnerit, por nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet në vend

Putini u shfaq në publik për herë të parë pas rebelimit të Vagnerit, por nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet në vend

Moskë, 26 qershor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot për herë të parë iu drejtua opinionit pas përpjekjes për grusht shtet të udhëhequr nga udhëheqësi i grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin.

Presidenti u drejtua para pjesëmarrësve të Forumit industrial rinor ndërkombëtar "Inxhinierë të së ardhmes-2023" dhe në ngjarje  nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në vend.

Mediat ruse transmetuan se presidenti vetëm u theksoi pjesëmarrësve se zhvillimi dhe modernizimi i industrisë mbetet prioritet për vendin.

"Qeveria do të vazhdojë të stimulojë futjen e teknologjive më të reja në industri të ndryshme, duke përfshirë edhe prodhimtarinë e pajisjeve industriale dhe energjetike", tha presidenti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR