• e mërkurë, 21 janar 2026

Putini: Situata ndërkombëtare po përkeqësohet, bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme

Putini: Situata ndërkombëtare po përkeqësohet, bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme

Moskë, 15 janar 2026 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se situata ndërkombëtare po përkeqësohet dhe se bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. 

Putini ende nuk është deklaruar publikisht për ndërhyrjen amerikane në Venezuelë dhe rrëzimin e presidentit të Venezuelës Nikollas Maduro, protestat në Iran dhe kërcënimet e presidentit amerikan Donald Tramp drejt Grenlandës. 

“Situata në skenën ndërkombëtare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, mendoj se askush nuk do ta kontestonte, konfliktet shumëvjeçare po intensifikohen, ndërsa po paraqiten vatra të reja serioze”, tha Putini. 

Në fjalimin para ambasadorëve të rinj të cilët i dorëzuan kredenciale në Kremlin, që ishte fjalimi i tij i parë publik për çështje të politikës së jashtme këtë vit, Putini nuk i përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Trampin. 

“Dëgjojmë monolog nga ata që, sipas të drejtës së më të fuqishmit, vlerësojnë se është e lejuar që ta diktojnë vullnetin e tyre, tu mbajnë ligjërata të tjerëve dhe të japin urdhra”, tha Putini. 

“Rusia është sinqerisht e përkushtuar në idealet e botës shumëpolare”, tha ai. 

Putini bëri thirrje për diskutim për propozimet ruse për arkitekturë të re të sigurisë në Evropë. 

“Shpresojmë se njohja e kësaj nevoje do të vijë herët apo vonë. Deri atëherë Rusia do të vazhdojë në mënyrë dinjitoze t’i ndjekë qëllimet e saja”, deklaroi ai. fc/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR