• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini sërish kandidohet dhe në pushtet mbetet të paktën deri në vitin 2030, thekson Rojtersi prej burimeve të tij

Putini sërish kandidohet dhe në pushtet mbetet të paktën deri në vitin 2030, thekson Rojtersi prej burimeve të tij

 Moskë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini ka vendosur të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në vend të caktuara për në mars të vitit 2024, ndërsa me këtë hap ai do qëndrojë në pushtet të paktën deri në vitin 2030, thekson Rojtersi, duke iu referuar gjashtë burimeve të tij anonime.

 Njeriu i parë i Kremlinit, shton agjencia, kështi ka vendosur sepse ndjen përgjegjësi që ta udhëheqë Rusinë në periudhën e saj më të rrezikshme në dekadat e fundit.

 Putinit, të cilit Boris Elcini ia dorëzoi presidencën ditn e fundit të vitit 1999., tashmë është president  me stazh më të gjatë pas sundimtarit rus Josif Stalinit.

 Putini më 7 tetor ka mbushur 71 vjet.

 Burimet, të cilët biseduan për Rojtersin me kusht të mbeten anonimë, para së gjithash, për shkak të ndjeshmërisë së politikës së Kremlinit, theksojnë se tashmë kanë dalë lajmet për vendimin e Putinit që të kandidohet dhe se tashmë këshilltarët po përgatiten për fushatën presidenciale dhe për zgjedhjet.

Nëse në të vërtetë kandidohet, për Putinin, i cili sipas anketave gëzon 80 për qind mbështetje në Rusi, dhe këto zgjedhje do të jenë vetëm formalitet, sepse ai me siguri do të fitojë me mbështetjen e shtetit, mediat shtetërore dhe pothuajse pa mosmarrlveshje të përgjithshme në opinion.   

 Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR