Putini: Rusia mbështet iniciativat e lideriot kinez për menaxhim global
- Rusia mbështet iniciativat e presidentit kinez Si Xhinping për menaxhim global dhe është e interesuar të fillojë një shqyrtim konkret të propozimeve kineze, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në qytetin verior kinez Tjenxhin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:39, 1 shtator, 2025
Tjenxhin, 1 shtator 2025 (MIA) - Rusia mbështet iniciativat e presidentit kinez Si Xhinping për menaxhim global dhe është e interesuar të fillojë një shqyrtim konkret të propozimeve kineze, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në qytetin verior kinez Tjenxhin.
"Gjithnjë e më shumë vende po përpiqen të bashkëpunojnë me IBSh-në, ndërsa interesi dhe vëmendja e sinqertë e komunitetit botëror ndaj kësaj organizate po rritet. Bashkimi mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në formimin e një sistemi më të drejtë të menaxhimit global", tha Putini, duke bërë thirrje për një kthim te vlerat tradicionale në agjendën ndërkombëtare.
PBB-ja e përgjithshme e vendeve të OBSh-së po rritet më shpejt se mesatarja botërore, pavarësisht vështirësive në ekonominë globale, ndërsa sipas liderir rus, "Moska mbështet iniciativën e Si Xhinpingut për menaxhim global dhe është e interesuar ta shqyrtojë konkretisht propozimin", raportojnë mediat ruse.
Sot në samitin e OBSH-së, presidenti kinez Si Xhinping zbuloi një iniciativë për "menaxhim global" për të krijuar një sistem global më të drejtë.
Në samitin e OBSh-së marrin pjesë, ndër vende të tjera, Azerbajxhani, Egjipti, Indonezia, Turqia, si dhe KB-ja, ASEAN-i, Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ODKB-ja dhe ZND-ja.
Foto: EPA