Putini pohon se Rusia ka pushtuar 189 loakcione në Ukrainë në vitin 2024
- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot deklaroi se forcat ruse deri tani këtë vit kanë pushtuar 189 lokacione në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:10, 16 dhjetor, 2024
Moskë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot deklaroi se forcat ruse deri tani këtë vit kanë pushtuar 189 lokacione në Ukrainë.
"Forcat e armatosura ruse fuqimisht posedojnë iniciativën strategjike përgjatë gjithë linjës së kontaktit", tha Putin në një takim të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.
Ministri i Mbrojtjes, Andrej Belousov thotë se është pushtuar një sipërfaqe totale prej 4.500 kilometrave katrorë të territorit të Ukrainës.
Numrat rusë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Megjithatë, vëzhguesit e pavarur konfirmojnë se rusët kanë bërë përfitime territoriale këtë vit.
Belousov tha se më shumë se 1.200 vullnatarë për momentin janë duke nënshkruar kontratë për shërbim ushtarak çdo ditë. "Vetëm këtë vit, më shumë se 427.000 ushtarë tashmë janë rekrutuar", tha ai, duke shtuar se Rusia tani shpenzon një të tretën e buxhetit të saj, 32,5 për qind, për mbrojtje. rq/bsh/
Foto: EPA