Putini paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet
- Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin në takimin me liderët fetar rus deklaroi se nuk është në rregull që gra të pafajshme, fëmijë dhe më të moshuar në Gaza të dënohen për shkak të krimeve të huaja njerëzore, njoftojnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 09:27, 26 tetor, 2023
Moskë, 25 tetor 2023 (MIA)- Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin në takimin me liderët fetar rus deklaroi se nuk është në rregull që gra të pafajshme, fëmijë dhe më të moshuar në Gaza të dënohen për shkak të krimeve të huaja njerëzore, njoftojnë mediat britanike.
"Detyra jonë kryesore është që të ndalet dhuna dhe gjakderdhja. Në të kundërtën përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës mund të çojë deri në pasoja më të rënda, të rrezikshme dhe destruktive. Jo vetëm për Lindjen e Mesme. Konflikti mund të shtrihet përtej kufijve të Lindjes së Mesme", ka thënë Putini. rq/
Foto: arkivi i MIA-s