• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini nënshkroi dekret për formimin e fondit special për mbështetje të ushtarëve rusë të cilët luftojnë në Ukrainë

Putini nënshkroi dekret për formimin e fondit special për mbështetje të ushtarëve rusë të cilët luftojnë në Ukrainë

Moskë, 3 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot nënshkroi dekret për formimin e fondit special për mbështetje të ushtarëve rusë të cilët luftojnë në Ukrainë dhe familjet e tyre. Dekreti për mbështetjen e "Mbrojtësve të atdheut" është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë.

Masat janë "me qëllim që të sigurohet jetë dinjitoze" për ushtarët e përfshirë në ofensivën në Ukrainë, si dhe për partnerët dhe fëmijët e tyre, bëhet e ditur në dekret.

Vendimi për formimin e fondit special për mbëshetje të ushtarëve rusë është miratuar nga Parlamenti më 21 shkurt.

"Detyra jonë është që t'i mbështesim familjet të cilat i humbën më të afërmit e tyre dhe t'i ndihmojmë që t'i marrin fëmijët e tyre dhe tu ofrojmë arsim dhe punë", tha atëherë Putini. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR