• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini miratoi përdorim të mjeteve financiare digjitale në pagesat ndërkombëtare

Putini miratoi përdorim të mjeteve financiare digjitale në pagesat ndërkombëtare

Moskë, 11 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar një dekret që lejon përdorimin e mjeteve financiare digjitale në pagesat ndërkombëtare.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin, mjetet financiare digjitale mund të përdoren si mjet pagese për importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve brenda kuadrit të ligjit për rregullimin e monedhës.

Më herët, masa u njoftua nga Anatolij Aksakov, kryetar i Komitetit të tregjeve financiare të Dumës shtetërore ruse.

"Importuesit dhe eksportuesit rusë do të lejohen të anashkalojnë sistemin bankar dhe të hyjnë në marrëveshje të ndërsjella me kompani të huaja duke përdorur mjete financiare digjitale. Ndikimet e jashtme, duke përfshirë shtetet armike, do të minimizohen", tha Aksasov në një deklaratë të bërë më 27 shkurt.

Problemet me të cilat përballen bankat ruse me pagesat ndërkombëtare, të cilat u hoqën nga sistemi i mesazheve financiare SWIFT në vitin 2022 si pjesë e sanksioneve, janë shtuar së fundmi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR