• e martë, 15 tetor 2024

Putini mbërriti në Mongoli, e cila mund ta arestojë atë, por nuk do ta bëjë

Putini mbërriti në Mongoli, e cila mund ta arestojë atë, por nuk do ta bëjë

Moskë, 2 shtator 2024 (MIA) - Televizioni rus raportoi se presidenti Vladimir Putin sot ka mbërritur në Mongoli, që është udhëtimi i tij i parë në një vend anëtar të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), pas lëshimit të urdhër-arrestit kundër tij.

GJPN dhe autoritetet ukrainase i kanë bërë thirrje Mongolisë që ta arrestojë Putinin, i cili kërkohet nga gjykata me dyshimin për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi, por zëdhënësi presidencial rus Dmitri Peskov deklaroi javën e kaluar se Kremlini nuk kishte arsye për shqetësim lidhur me këtë çështje. 

Ai shtoi se “të gjitha aspektet e vizitës janë përgatitur paraprakisht me kujdes”. Ashtu si të gjitha shtetet e tjera anëtare të Statutit të Romës, të cilin e themeloi GJPN-ja "Mongolia ka detyrimin të bashkëpunojë me këtë gjykatë", deklaroi zëdhënësi i saj Fadi el-Abdallah.

Nëse një vend-anëtar dështon të përmbushë detyrimet e tij ndaj GJPN-së, ajo gjykatë mund t'ia referojë çështjen asamblesë së vendeve-anëtare që mblidhet një herë në vit, por problemi është se sanksionet e mundshme kufizohen në fakt në një paralajmërim verbal.

Këtë e mbështet edhe fakti se në të kaluarën persona të tjerë për të cilët kjo gjykatë lëshonte urdhër, si ish-diktatori sudanez Omar al-Bashir, udhëtonin drejt vendeve nënshkruese të Statutit të Romës, pa i penguar askush.

Mongolia nënshkroi Statutin e Romës në vitin 2000 dhe më pas e ratifikoi atë në vitin 2002. Mongolia ndodhet në trasenë gazsjellësit të ri të planifikuar që lidh Rusinë dhe Kinën.

Për vite me radhë, Rusia ka negociuar ndërtimin e një gazsjellësi që do të transportojë 50 miliardë metra kub gaz natyror në vit përmes Mongolisë nga rajoni rus Jamal deri në Kinë. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR