• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini fton votuesit të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë

Putini fton votuesit të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë

Moskë, 14 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot u bëri thirrje qytetarëve, përfshirë votuesit në pjesët e aneksuara të Ukrainës, të bashkohen në përcaktimin e së ardhmes së Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale gjatë kësaj jave që sipas anketave ai përsëri do t'i fitojë.

“Vetëm ju, qytetarët e Rusisë, mund të vendosni për të ardhmen e atdheut. Dua të theksoj se i vetmi burim i fuqisë në vendin tonë janë njerëzit. Kjo është një dispozitë kryesore ligjore e kushtetutës ruse”, tha Putini në një video- fjalimin.

Ai theksoi madje unitetin dhe vendosmërinë e popullit në aspiratën e përbashkët për të ecur para.

"Çdo votë që jepni vlerësohet dhe është domethënës", u tha Putini qytetarëve dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në tre ditët e ardhshme.

Putini, 71 vjeç i cili është në fron si president ose kryeministër që nga viti 2000, përballet me tre kundërkandidat në tre ditët e votimit duke filluar nga e premtja. Asnjë nga kundërshtarët nuk e ka kritikuar dhe që të tre mbështesin "operacionin special ushtarak" në Ukrainë.

Anketat tregojnë se Putini mbështetet nga shumica e rusëve, ndërsa një anketë e muajit të kaluar tregon se mbështetja për të është 75 për qind.

Këshilli i federatës ruse ose Dhoma e epërme e Parlamentit ka caktuar zyrtarisht 17 marsin si ditën e zgjedhjeve presidenciale.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR