• e martë, 24 dhjetor 2024

Putini e pranon propozimin e Orbanit për armëpushim Krishtlindjesh dhe shkëmbimin e robërve të luftës në Ukrainë

Putini e pranon propozimin e Orbanit për armëpushim Krishtlindjesh dhe shkëmbimin e robërve të luftës në Ukrainë

 Moskë, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia plotësisht e mbështetë iniciativën e paqes dhe shkëmbimin e robërve të luftës të propozuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, njoftoi sot Kremlini.

 Kryeministri hungarez propzimet i vendosi gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. 

 "Gjatë bisedës së djeshme telefonike me presidentin Putin, kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi që në prag të Krishtlindjeve të mbahet një shkëmbim i madh i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shpallet një armëpushim Krishtlindjesh", tha Peskov.

 Rusia shpejt e ka dërguar propozimin e saj për shkëmbimin e të burgosurve për Krishtlindje në Ambasadën hungareze, por Ukraina i hodhi poshtë të gjitha propozimet, shtoi Peskov.

 "Supozojmë se konsultimet për të vendosur paqen do të vazhdojnë. Pala ruse plotësisht do t'i mbështesë përpjekjet e Orbanit me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe zgjidhjen e çështjeve humanitare në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve. Rusia asnjëherë nuk i ka hedhur poshtë bisedimet paqësore dhe vazhdimisht deklaroi se është gati t'i zgjasë ato në bazë të Marrëveshjeve të Stambollit nga viti 2022", tha Peskov. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR