• e diel, 24 nëntor 2024

Putini e nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainë

Putini e nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainë
Moskë, 21 shkurt 2022 (MIA) – Presidenti rus Vlladimir Putin në paraqitjen televizive deri te kombi e ka shpjeguar vendimin sipas së cilës ka për qëllim të njohë sovranitetin e Republikës Popullore të Donjeckut dhe Republikës Popullore të Luganskit në Ukrainë që nuk janë të pranuara nga asnjë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Në fjalimin e gjatë, ku tha se Ukraina nuk ka histori që të jetë komb i vërtetë dhe akuzoi- pa prova- autoritetet ukrainase për korrupsion, Putini konfirmoi se do të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste. Ai tha se Rusia i njeh rajonet separatiste proruse si shtete të pavarura duke shtuar se kjo është dashur të bëhet më herët. Ai para kamerave në fund ka nënshkruar vendimin për njohjen e Donjeckut dhe Luganskit si shtete të pavarura. “Jam i sigurt se do ta kem mbështetjen e popullit rus për këtë vendim. Ju faleminderit”, ka thënë Putini. Në paraqitjen e tij prej 40 minutash, Putini ka folur për historinë, me çka e ka përshkruar Ukrainën si shtet të krijuar nga Rusia nën sundimin e liderit komunist Vlladimir Lenin. “Ukraina moderne është e krijuar nga Rusia, Rusia bolshevike. Ukraina e sotme mund ta mbajë emrin e Vlladimir Iliç Leninit, ai e krijoi”, tha Putini në fjalimin televiziv. Ai e kritikoi ish-liderin komunist, Leninin, duke e quajtur “autor dhe arkitekt” të Ukrainës. Putini thotë se me atë e ka “dëmtuar” Rusinë. “Ukraina është fiksion gjeopolitik i krijuar nga Stalini në vitin 1920. Rusia ishte vjedhur gjatë shpërbërjes së BRSS-së”, vlerësoi Putini. “Ukraina nuk është vetëm vendi ynë fqinj. Ajo është pjesë e pandashme e historisë sonë, në të cilën jetojnë miqtë dhe të afërmit tanë”, tha Putini. Duke folur për situatën e sigurisë në Ukrainën lindore, Putini gjendjen e cilësoi si “kritike”. “NATO dhe SHBA e shndërruan Ukrainën në zonë lufte”, tha Putini. Hyrja e Ukrainës në NATO do të ishte kërcënim direkt për sigurinë e Rusisë. Në muajt e fundit në Ukrainë janë dërguar sasi të mëdha të armëve nga perëndimi, thotë ai. Nëse Ukraina pajiset me armë për shkatërrim masiv, situata globale në mënyrë drastike do të ndryshojë, nuk mund ta injorojmë këtë, tha Putini duke shtuar se “Ukraina planifikon të pajiset me armë bërthamore”. fab/    

QËNDRONI TË LIDHUR