• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini e hapi takimin e BRIKS-it në Kazan në një format të zgjeruar

Putini e hapi takimin e BRIKS-it në Kazan në një format të zgjeruar

 Kazan, 24 tetor 2024 (MIA)  - Presidenti rus Vladimir Putini sot e hapi seancën plenare në kuadër të samitit të BRIKS në Kazan, i cili po mbahet në format të zgjeruar (BRIKS+).

 Putini kryeson me takimin, puna e të cilit është planifikuar në dy faza - fillimisht seancë, e më pas jë diskutim i të pranishmëve, raportojnë mediat ruse.

 "Kësaj radhe Rusia si kryesuese ka ftuar fqinjët më të afërt të Rusisë, vendet mike me të cilat kemi një histori të përbashkët jetësore", tha Putini në hapjen e takimit.

 Në takim janë ftuar përfaqësues të 36 vendeve, duke përfshirë shefat e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, Azisë, Afrikës, Amerikës Latine dhe shefat organizatave ndërkombëtare.

 Pritet  në seancë të flasin të gjithë pjesëmarrësit, pas së cilës mund të zhvillohet një diskutim. Me seancën plenare në formatin BRIKS+ përfundon programin e samitit në Kazan në formate shumëpalëshe.

Në fund të takimit të sotëm, Putini  në një konferencë për shtyp do të duhet t'i prezantojë rezultatet e samitit dhe më pas do të ketë hapësirë edhe  për një sërë kontaktesh dypalëshe të liderëve të huaj. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR