Putini e akuzon Ukrainën se është e ndërlidhur me sallën e koncerteve në Moskë
- Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar sot Ukrainën se është e ndërlidhur me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:51, 23 mars, 2024
Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar sot Ukrainën se është e ndërlidhur me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.
Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve pas sulmit të mbrëmshëm tragjik, Putin tha se të katër personat e përfshirë drejtpërdrejt në sulm janë arrestuar dhe theksoi se gjatë arratisjes kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Ukrainë.
Kreu i Shërbimit federal të sigurisë (FSB), Aleksandar Bortnikov, bëri të njëjtin pretendim më herët, por dëshmitë për të nuk janë publikuar.
Presidenti rus shtoi se pas sulmit terrorist të djeshëm, janë vendosur masa shtesë sigurie në të gjithë vendin.
Organizata terroriste Shteti Islamik (SHI) mori përgjegjësinë për sulmin, gjë që u konfirmua edhe nga agjencitë e inteligjencës amerikane.
Kievi zyrtar i ka mohuar kategorikisht pretendime e këtilla të zyrtarëve rusë. mb/
Foto: EPA