• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putini do ta mbajë konferencën e tij vjetore për media

Putini do ta mbajë konferencën e tij vjetore për media

Moskë, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot do ta mbajë konferencën e tij maratonike për media pasi vitin e kaluar e shtyu spektaklin vjetor të dhjetorit, informon DPA. Konferencën për media drejtpërdrejt do ta transmetojë televizioni shtetëror.

Këtë herë do të mbahet konferencë për media për gazetarë të zgjedhur, pas çka do të vijojë sesion me pyetje dhe përgjigje për rusët e thjeshtë e quajtur "Linjë e drejtpëdrejtë me Vladimir Putinin".

Mediat shtetërore ruse njoftuan se tashmë janë parashtruar më shumë një milionë e gjysmë pyetje.

Putini, i cili është në pushtet si kryeministër ose president nga viti 2000, i mban këto ngjarje mediatike disa vite. Ndonjëherë zgjasin më shumë se katër orë.

Por, dhjetorin e kaluar ai e anuloi konferencën për media për herë të parë pas 10 vjetëve. Në atë kohë, të dërguarit në Kremlin ishin të bindur se Putini dëshiron t'i shmang pyetjet e gazetarëve ndërkombëtarë, përderisa armata e tyre pësoi një seri të dështimeve në Ukrainë.

Për dallim nga konferencat e kaluara për media të Putinit në fund të vitit, këtë herë nuk ka procedurë formale për akreditim, ndërsa Kremlini dërgoi ftesa vetëm gazetarëve të zgjedhur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR