• e diel, 06 tetor 2024

Putini dhe Raisi biseduan për zbatimin e projekteve në fushën e energjisë dhe transportit, bëri të ditur Kremlini

Putini dhe Raisi biseduan për zbatimin e projekteve në fushën e energjisë dhe transportit, bëri të ditur Kremlini

Moskë, 11 janar 2023 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putini ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, lajmëruan agjencitë ruse, duke iu referuar pres shërbimit të Kremlinit.

Sipas presidencës ruse, të dy liderët kanë biseduar për çështje aktuale të marrëdhënieve ruso-iraniane. Theks është vendosur  në ndërtimin e mëtejshëm të të gjithë kompleksit të bashkëpunimit dypalësh.

 "Presidentët folën më konkretisht për realizimin konsekuent të projekteve të dobishme në mënyrë reciproke në fushën e energjisë, transportit dhe logjistikës. Gjatë diskutimit për çështjet ndërkombëtare, të dyja palët dhanë një vlerësim pozitiv për koordinimin e vendosur të ngushtë në kuadër të procesit në Astanë, i cili luan një rol kyç në zgjidhjen e çështjes siriane", tha Kremlini.

Në kumtesë theksohet se Putini dhe Raisi kanë shprehur gatishmëri  për të vazhduar të angazhohen për normalizimin e situatës në Siri dhe për kthimin e integritetit të saj territorial.

Në mënyrë shtesë në bisedë presidentët e theksuan “mbajtjen e një numri të madh të kontakteve në nivel të lartë”. Të hënën, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit bëri të ditur se Raisi planifikon t'i vizitojë Turqinë dhe Sirinë, por nuk u dhanë detaje për vizitat. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR