• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putini dhe Pashinjani biseduan për situatën në Nagorno Karabah

Putini dhe Pashinjani biseduan për situatën në Nagorno Karabah

Moskë, 5 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në bisedën telefonike me kryeministrin e Armenisë, Nikolla Pashinjan e konfirmoi gatishmërinë që të vazhdojë të ndihmojë në formimin e marrëveshjes paqësore ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, njoftoi Kremlini.

"Palët biseduan për situatën rreth Nagorno Karabahut, përfshirë edhe çështjet për sigurimin e realizimit të pandërprerë të komunikacionit përgjatë korridorit Laçin", theksohet në kumtesë.

Në bisedë ishte theksuar se me rëndësi të madhe është zbatimi dinjitoz i gjithë pakos së marrëveshjeve të cilat i lidhën liderët e Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2022. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR