Putin: Ukraina nuk është armiku ynë, por Perëndimi, e shfrytëzon që të luftojë kundër Rusisë
- - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se armiku i Rusisë nuk është Ukraina, por "elitat perëndimore" të cilat e mbështesin.
- Post By Fitore Curri
- 14:39, 1 janar, 2024
Moskë, 1 janar 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se armiku i Rusisë nuk është Ukraina, por "elitat perëndimore" të cilat e mbështesin.
Sipas tij, Ukraina është "vetëm një mjet në duart e Perëndimit kolektiv që e shfrytëzon që të luftojë kundër Rusisë", transmeton RT.
Në pyetjen për mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, presidenti rus tha se elitat e Perëndimit kolektiv janë "armiqtë e vërtetë të Rusisë".
"Çështja nuk është se ata po ndihmojnë armikun tonë, por se ata janë armiku ynë. Ata po i zgjidhin problemet e tyre pas shpinës së Ukrainës", tha Putini në spitalin ushtarak në Moskë, ku u takua me ushtarët rusë të plagosur në luftën në Ukrainë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s