• e enjte, 18 korrik 2024

Putin: Rusia financoi plotësisht "Vagnerin"-in, ata morën miliarda euro për një vit

Putin: Rusia financoi plotësisht

Moskë, 27 qershor 2023 (MIA) - Edhe pse e mohoi për një kohë të gjatë, sot presidenti rus Vladimir Putin pranoi se Moska e financoi plotësisht formacionin paraushtarak "Vagner" në krye të së cilës është Jevgenij Prigozhin.

"Dua të theksoj dhe dua ta dinë të gjithë këtë: ky grup “Vagner” financohet plotësisht nga shteti. Nga Ministria e Mbrojtjes, nga buxheti i shtetit, ne e kemi financuar plotësisht këtë grup", tha Putin.

Sipas tij, nga maji  i viti 2022 deri në maj 2023, autoritetet i kanë paguar "Vagner"-it 86.262 miliardë rubla ose rreth  miliarda euro.

"Shpresoj që askush të mos ketë vjedhur asgjë, do ta pastrojmë", shtoi ai. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR