• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin nga Qeveria kërkoi program për promovimin e "vlerave tradicionale ruse" në botë

Putin nga Qeveria kërkoi program për promovimin e

Moskë, 6 gusht 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë program për promovim të "vlerave tradicionale ruse shpirtërore dhe morale" jashtë vendit.

Në ueb-faqen e Kremlinit u publikua kumtesa se Putini i urdhëroi funksionarët përgjegjës për projektet nacionale të ndajnë një shumë të pacaktuar të parave për programin e titulluar "Rusia jashtë vendit". programi do të ketë për qëllim "ta zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar rinor dhe t'i promovojë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse jashtë vendit", ceket në urdhër.

Urdhri nuk i saktësoi vlerat që duhet të promovohen.

Vitin e kalaur, Gjykata supreme ruse e ndaloi të ashtuquajturën "lëvizjen ndërkombëtare LGBT" si ekstremiste. Disa rusë prej atëherë u mbyllën apo dënuan për shkak të shfaqjes së materialit LGBT. ab/

Foto: МIА arkivi

 


 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR