• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin: Navalni është dashur të lirohet në shkëmbim të të burgosurve me Perëndimin

Putin: Navalni është dashur të lirohet në shkëmbim të të burgosurve me Perëndimin

Moskë, 18 janar 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e mbrëmshme për shtyp në shtabin zgjedhor të tij deklaroi se kritiku i ndjerë i Kremlinit, Aleksej Navalni është dashur të lirohet në shkëmbim të të burgosurve me Perëndimin, njofton DPA.

Në konferencën për shtyp, Putini tha se është pajtuar në marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve, duke përfshirë edhe Navalnin para vdekjes së tij muajin e kaluar. Presiodenti theksoi se kushti kryesor për shkëmbim do të ishte që Navalni të mos kthehej në Rusi.

Putini e ka quajtur të ndjerin me mbriemtin e tj dhe tha se vdekja e tij është ngjarje e trishtuar.   

"Sa i përket Navalnit: po, vdiq. Kjo është gjithmonë një ngjarje e trishtuar. Kemi pasur raste të tjera të vdekjes së njerëzve në qendrat e paraburgimit. Zhvillime të ngjashme "kanë ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe atë shumë herë", tha Putin në konferencën për shtyp.

Sipas autoriteteve ruse, Navalni vdiq më 16 shkurt në moshën 47-vjeçare në koloninë ndëshkuese të Arktikut "Ujku polar", pranë qytetit Salehard, i cili ndodhet pikërisht në qarkun Arktik, rreth 1.900 kilometra në verilindje të Moskës. Rrethanat rreth vdekjes së tij mbeten të paqarta. E veja e tij Julia Navalna beson se burri i saj është vrarë.

Bashkëpunëtori i gjatë i Navalnit, Leonid Vollkov e quajti deklaratën e Putinit "cinike", vuri në dukje DPA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR