• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin nënshkroi një dekret për vendosjen e dënimit me burgim të përjetshëm për tradhti të lartë

Putin nënshkroi një dekret për vendosjen e dënimit me burgim të përjetshëm për tradhti të lartë

 

Moskë, 28 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një pako të re të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat rriten dënimet për tradhti, tradhti të lartë, terrorizëm dhe për të ndihmuar organizatat ndërkombëtare në të cilat ky vend nuk është anëtar.

Tradhtia e lartë tani dënohet me burgim të përjetshëm, raportoi sot portali i pavarur informativ rus Meduza, me qendër në Riga, raportoi Beta.

Në rastin e terrorizmit, prokuroria do të mund të kërkojë dënim me burg deri në 20 vjet, ndërsa dënimi minimal për rekrutimin e bashkëpunëtorëve në akte terroriste do të jetë shtatë vjet burg.

Në Kodin Penal është shtuar një vepër e re penale, ndihmë në punën e organizatave ndërkombëtare, pjesë e të cilave Rusia nuk është. Meduza përmend si shembull Gjykatën Penale Ndërkombëtare, të cilën Rusia nuk e njeh.

Ndihma në përmbushjen e vendimeve të atyre organizatave dënohet me burgim deri në pesë vjet. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR