• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putin nënshkroi dekretin për masat hakmarrëse në rast të konfiskimit të pronës ruse jashtë vendit

Putin nënshkroi dekretin për masat hakmarrëse në rast të konfiskimit të pronës ruse jashtë vendit

Moskë, 26 prill 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin nënshkroi një dekret për masa hakmarrëse në rast të konfiskimit të pronës ruse jashtë vendit.

Në rast të konfiskimit ose kufizimit të të drejtave të pronës ruse jashtë vendit, vendoset menaxhim i jashtëm me pronën e vendeve armiqësore në Rusi, transmeton Tass.

Siç është cituar, menaxhimi i përkohshëm me këto mjete mund të ndërpritet me vendimin e presidentit të Rusisë.

Lista e mjeteve që do të vihen nën menaxhimin e përkohshëm i përfshin aksionet e aksionerëve të huaj të kompanive energjetike "Unipro" dhe filialet e "Fortum" në Rusi, të cilat janë në pronësi të shumicës në Gjermani dhe Finlandë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR