• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin nënshkroi dekrete për afatin ushtarak

Putin nënshkroi dekrete për afatin ushtarak
Moskë, 14 nëntor 2022 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot nënshkroi dekret me të cilin u lejohet rusëve me shtetësi të dyfishtë, si dhe atyre që jetojnë në një shtet tjetër të mund ta kryejnë shërbimin ushtarak. Tani armatës ruse mund t'i bashkohen edhe persona pa shtetësi. Deri më tani, rusët që kishin shtetësi të dyfishtë nuk mund t'i bashkoheshin ushtrisë ruse, ndërsa të huajt pas nënshkrimit të një marrëveshjeje. Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që heq kufirin e moshës për ata që duan të jenë pjesë e ushtrisë ruse. Deri më tani, rusët që donin të bashkoheshin me ushtrinë duhej të ishin nën 40 vjeç, dhe të huajt duhej të ishin nën 30 vjeç.

QËNDRONI TË LIDHUR