• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Putin në takim me Grosin: Rusia është e gatshme të bëjë gjithçka për sigurinë bërthamore

Putin në takim me Grosin: Rusia është e gatshme të bëjë gjithçka për sigurinë bërthamore

Soçi, 6 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se Rusia është e gatshme të bëjë gjithçka për sigurinë e energjisë bërthamore.

"Moska është e gatshme të punojë me Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) në të jitha sferat lidhur me energjinë bërthamore dhe është mirënjohëse ndaj agjencisë për hapat reciprok për përforcim të bashkëpunimit", tha ai në takim me drejtorin e ANEB-it, Rafael Grosi, transmetojnë mediumet ruse.

Putin dhe Grosi biseduan rreth 50 minuta në rezidencën shtetërore Boçarov Ruçei në Soçi.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Rosatomit, Aleksej Lihaçev. ab/

foto: Skrinshot Si-En-En

QËNDRONI TË LIDHUR