• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Putin me dekret i ka rritur forcat e armatosura ruse për 15 për qind

Putin me dekret i ka rritur forcat e armatosura ruse për 15 për qind

Moskë, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin ka urdhëruar një rritje të numrit të forcave të armatosura ruse për 15 për qind, njoftuan agjencitë botërore.

Urdhri është përmbajtur në një dekret presidencial të nënshkruar nga Putini dhe të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit. Në të rritja sqarohet me "kërcënimet në rritje" në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Armata do të numërojë 2.2 milionë ushtarë dhe personel, nga të cilët 1.32 milionë janë ushtarakë, thuhet në dekretin presidencial.

Dekreti i mëparshëm është me datën e gushtit të vitit 2022 dhe përcaktonte numrin e pjesëtarëve të forcave të armatosura në dy milionë punonjës, nga të cilët 1.15 milionë janë personel ushtarak. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR