• e enjte, 18 korrik 2024

Putin: Marrëdhëniet mes Rusisë dhe EBA-s kanë arritur në nivel të paparë të lartë

Putin: Marrëdhëniet mes Rusisë dhe EBA-s kanë arritur në nivel të paparë të lartë

Abu Dahabi, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arritur nivel të lartë të paparë, deklaroi sot në Abu Dabi presidenti rus Vladmir Putin gjatë takimit me presidentin e këtij vendi të Lindjes së Mesme, Mohamed bin Zajed Al Nahjan, njoftuan mediat ruse.

"Sot, falë pozicionit tuaj, marrëdhëniet tona kanë arritur në një nivel të lartë të papaparë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe kolegët tanë janë duke bashkëpunuar vazhdimisht. Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri kryesor tregtar i Rusisë në botën arabe", tha lideri rus. 

Putin tha se shkëmbimi tregtar midis Rusisë dhe EBA-s është rritur për më shumë se 67 për qind vitin kaluar dhe mund të rritet edhe më shumë në vitin 2023. Ai theksoi rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit industrial dhe tha se të dyja palët janë duke realizuar projekte në sektorin e industrisë së naftës dhe gazit dhe po punojnë për krijimin e objekteve të reja prodhuese në EBA dhe në Rusi.

Është planifikuar që Putin dhe Al Nahjan të diskutojnë për situatën dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa në rend dite do të jenë çështjet aktuale ndërkombëtare me theks në situatën në rajonin e Lindjes së Mesme.

Pas bisedimeve në Abu Dabi, Putin do të niset për në Riad, ku pritet të takohet me Princin e Kurorës dhe kryetarin e Këshillit të ministrave të Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman Al Saud. si/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR