Putin: Islamistë radikalë qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë, por Kievi është i involvuar në ndonjë mënyrë
- Presidenti rus Vlladimir Putin sot për herë të parë pranoi se "islamistë radikalë" qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve afër Moskës, por vlerësoi se Ukraina është e involvuar në ndonjë mënyrë.н денеска по првпат призна дека „радикални исламисти“ стојат зад минатонеделниот напад на концертна сала надвор од Москва, но оцени дека Украина е вмешана на некаков начин.
- Post By Besnik Shuki
- 20:39, 25 mars, 2024
Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot për herë të parë pranoi se "islamistë radikalë" qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve afër Moskës, por vlerësoi se Ukraina është e involvuar në ndonjë mënyrë.
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar lidhur me sulmin, në të cilin persona të armatosur kanë hyrë në sallën e koncerteve në Krokus, kanë hapur zjarr ndaj vizitorëve në koncert dhe e kanë djegur ndërtesën, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 137 njerëz, njofton Skaj Njuz.
"E dimë se krimi është kryer nga duart e islamistëve radikalë, kundër ideologjisë së cilëve po lufton edhe vet bota islamike me shekuj. Ky krim ndoshta është vetëm lidhje në tërë serinë e tentimeve të atyre që luftojnë me vendin tonë që nga viti 2014 me duart e regjimit neonazist në Kiev", tha ai, duke menduar në Ukrainën. bsh/
Foto: EPA