• e mërkurë, 17 korrik 2024

Putin i shprehu ngushëllimet Si Xhinpingut për tërmetin në të cilin e humbën jetën 118 persona

Putin i shprehu ngushëllimet Si Xhinpingut për tërmetin në të cilin e humbën jetën 118 persona

Moskë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet presidentit kinez Si Xhinping për tërmetin në të cilin e humbën jetën të paktën 118 persona, kumtoi sot Kremlini.

Të paktën 118 persona e humbën jetën nga tërmeti në provincën veriperëndimore kineze Gansu, numri i ri që njoftuan autoritetet lokale mbrëmë.

Tërmeti u regjistrua dje rreth 1300 kilometra në jugperëndim të Pekinit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, ai ishte me magnitudë 5.9 ballë. ls/

Foto: EPA

 


  
  

QËNDRONI TË LIDHUR