• e premte, 27 dhjetor 2024

Putin: Hetim i detajuar për sulmet në Detin e Zi, garanci të sigurisë nga Ukraina, më pas vazhdimi i dërgesave të grurit

Putin: Hetim i detajuar për sulmet në Detin e Zi, garanci të sigurisë nga Ukraina, më pas vazhdimi i dërgesave të grurit
Moskë, 1 nëntor 2022 (MIA) - Qasja sërish e Rusisë në marrëveshjen për grurin është e mundur pas një hetimi të detajuar për sulmin ndaj anijeve në Sevastopol dhe garancive të sigurisë nga Ukraina, i tha sot presidenti rus Vladimir Putini homologut të tij turk Rexhep Taip Erdoganit, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit pas bisedës telefonike mes dy liderëve. “Është e nevojshme të zbatohet një hetim i detajuar mbi rrethanat e tentativës së sulmit ndaj infrastrukturës dhe anijeve të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol, si dhe të merren garanci reale nga Kievi për respektimin e rreptë të Marrëveshjeve të Stambollit, veçanërisht për mospërdorim të korridorit humanitar për qëllime ushtarake. Madje atëherë mund të mendohet  për vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Iniciativës së Detit të Zi”, thuhet në kumtesën e Kremlinit, raportuar nga Tass-i. Presidenti rus kujtoi dhe se nuk është përmbushur pjesa e dytë e paketës së dakorduar, që ka të bëjë  në zhbllokimin e eksportit të produkteve bujqësore dhe plehrave ruse në tregjet botërore. Erdogani i tha homologut të tij rus se Turqia vazhdon të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur problemet që lidhen me zbatimin e marrëveshjes për grurë. Rusia të shtunën bëri të ditur se e  pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për grurin pas një sulmi në Sevastopol ndaj anijeve luftarake të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve tregtare të angazhuara për sigurimin e  korridorit për grur. Marrëveshjen që e arritën Ukraina dhe Rusia më 22 korrik në Stamboll, me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, rezultoi në eksportin e disa milionë tonëve produkte ushqimore nga portet e Detit të Zi në Ukrainë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR