• e hënë, 08 korrik 2024

Putin foli për vdekjen e Prigozhin: Ai ishte një biznesmen i talentuar

Putin foli për vdekjen e Prigozhin: Ai ishte një biznesmen i talentuar

Moskë, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur sot ngushëllimet e tij për familjet e kreut të grupit mercenar "Vagner", Evgenij Prigozhin, dhe kolegëve të tij nga aeroplani i aksidentuar, transmetojnë mediat britanike.

Presidenti rus e përshkroin Prigozhin si "një biznesmen të talentuar" të cilin e njeh që nga vitet e 1990-ta, ndërsa për grupin e tij mercenar "Vagner" tha se ka dhënë kontribut të madh në luftën kundër nazizmit në Ukrainë. 

"Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë", tha lideri rus.

Putin shtoi se kreu i Komitetit Hetues të Rusisë e informoi atë për fillimin e hetimeve për rrëzimin e aeroplanit që vrau Prigozhin mbrëmë dhe shtoi se ai do të ndiqet deri në fund.

Ai tha se Rusia do të shqyrtojë atë që hetuesit thonë për rrëzimin, por se detaje të mëtejshme rreth incidentit do të kërkojnë kohë.

Komentet e tij vijnë 24 orë pasi aeroplani me Prigozhin u rrëzua në veri të Moskës.

Prigozhin ishte mes dhjetë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroplanin privat që u rrëzua mbrëmë në Rusi. Në aksident nuk ka të mbijetuar, por ende zyrtarisht nuk është publikuar se mes viktimave është edhe Prigozhin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR