• e hënë, 08 korrik 2024

Putin dhe Lukashenko e konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Putin dhe Lukashenko e konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar në telefon me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krocus", deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Peskov deklaroi për gazetarët se Putini dhe Lukashenko e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.

Sipas të dhënave të deritanishme, në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krocus" afër Moskës kanë humbur jetën 93 persona, njoftoi Komiteti hetimor rus. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR