• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putin dhe Lam miratuan deklaratë për partneritet strategjik mes Rusisë dhe Vietnamit

Putin dhe Lam miratuan deklaratë për partneritet strategjik mes Rusisë dhe Vietnamit

Hanoi, 20 qershor 2024 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Vietnamit, Vlladimir Putin dhe To Lam sot në Hanoi miratuan deklaratë për thellim të mëtutjeshëm të partneritetit gjithpërfshirës strategjik të të dy vendeve me rastin e 30-vjetorit të zbatimit të marrëveshjes ruso-vietnameze për bazat e marrëdhënieve miqësore.

Gjatë vizitës së Putinit në Vietnam u nënsshkruan së paku 11 marrëveshje në fushën e energjetikës, arsimit të lartë, institucioneve të drejtësisë, shërbimeve tatimore dhe doganës.

U nënshkrua edhe marrëveshja për ndërtim të qendrës bërthamore shkencoro-teknologjike në Vietnam me pjesëmarrje të koorporatës shtetërore ruse për energji bërthamore Rosatom. U nënshkrua edhe marrëveshje për bashkëpunim mes Rusisë dhe Vietnamit në zhvillimin e infrastrukturës laboratorike për luftë kundër epidemive.

Kjo është vizita e pestë e Putinit në Vietnam, ndërsa e para prej vitit 2017.

Putin në Vietnam arriti mbrëmë pas vizitës në Korenë e Veriut, me ç'rast e nënshkroi Marrëveshjen për partneritet strategjik me liderin verikorean, Kim Xhong-un. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR