• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin dhe kryeministri kinez Li Çijang në takim në Moskë për thellimin e partneritetit

Putin dhe kryeministri kinez Li Çijang në takim në Moskë për thellimin e partneritetit

Moskë, 21 gusht 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot në Moskë u takua me kryeministrin kinez, Li Çijang, i cili theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë në përforcimin e bashkëpunimit gjithpërfshirës teknik dhe përmirëismin e partneritetit të ndërsjelltë.

Në takim morën pjesë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, ambasadori rus në Kinë, Igor Morgullov, zëvendëskryeministri Dmitrij Çernishenko, si dhe ndihmësi i Putinit, Jurij Ushakov, transmetojnë mediumet ruse.

Li paraprakisht u takua me kryeministrin rus, Mihail Mishustin, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale në zhvilimin e marrëdhënieve bilaterale me theks në bashkëpunimin praktik, këmbimin humanitar dhe ndërrajonal.

Shefi i qeverisë ruse në takim theksoi se është me rëndësi Moska dhje Pekini t'i koncentrojnë përpjekjet e tyre në mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

fotо: EPА

QËNDRONI TË LIDHUR