• e martë, 22 tetor 2024

Putin dhe Erdogan do të bisedojnë në Kazan për krijimin e një qendre për gaz në territorin turk

Putin dhe Erdogan do të bisedojnë në Kazan për krijimin e një qendre për gaz në territorin turk

Moskë, 21 tetor 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe kolegu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan në takimin në Kazan do të bisedojnë për mundësinë për krijimin e një qendre për gaz në territorin turk, kumtoi pres shërbimi i shefit të shtetit rus.

Putin do të jetë nikoqir i samitit të BRIKS-it prej nesër e deri më 24 tetor në Kazan, kryeqytet i Republikës së Tatarsanit në kuadër të Federatës ruse.

"Është vendosur bashkëpunim efikas me partnerët turq në sektorin e gazit. Në mënyrë stabile funksionojnë gazsjellësit 'Rrjedha e kaltër' dhe 'Rrjedha turke' nëpër fundin e Detit të Zi. Në kuadër të takimit në Kazan, shefat e shteteve do ta shqyrtojnë edhe çështjen për projektin për krijimin e një qendre gazi në territorin turk", thuhet në kumtesë.

Në tetor të vitit 2022, Putini propozoi ide për krijimin e qendrës për gaz në territorin turk për dërgesë të gazit në Evropë. Erdogani e ka përkrahur idenë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR