• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin: Deklaratat e Bajdenit për sulm të mundshëm rus ndaj vendeve të NATO -s janë absurde

Putin: Deklaratat e Bajdenit për sulm të mundshëm rus ndaj vendeve të NATO -s janë absurde

Moskë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Rusia nuk ka probleme me vendet e NATO-s, ato janë ato që artificialisht krijojnë probleme, ata nuk duan një konkurrent si Federata Ruse, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin.

Në intervistën për televizionin “Rusia 1”, Putini tha se NATO është oborri i SHBA-së dhe se SHBA-ja është pronare e kësaj organizate ushtarake.

Deklaratat e presidentit amerikan Xhozef Bajden për një sulm të mundshëm rus ndaj vendeve të NATO-s, sipas presidentit rus janë absurde.

"Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se presidenti Bajden e kupton këtë Është vetëm një manovër për të arsyetuar politikën e tij të gabuar ndaj Rusisë", shton Putini.

Lideri rus përsëriti se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë pas rënies së BRSS-së dhe shtoi se në fillim të viteve 2000 ai kishte një "ide naive për atë se si Perëndimi sillet ndaj Rusisë".

"Edhe krahas faktit se kam punuar thuajse 20 vjet në agjencitë e sigurisë dhe në shërbimin e kundërzbulimit sovjetik, përsëri kisha një ide naive se si e gjithë bota dhe mbi të gjitha i ashtuquajturi Perëndim sillet ndaj Rusisë. Tani them me bindje të plotë se e ashtuquajtura botë e civilizuar duhet të kuptojë se çfarë ndodhi me Rusinë dhe se nuk ka më asnjë bazë ideologjike për konfrontim", ka thënë Putini.

Sipas liderit rus, vendeve perëndimore nuk ju duhet një vend i madh si Rusia dhe prandaj ata besuan se sipas propozimit të politikanit të famshëm amerikan Zbignjev Bzhezhinski, do të ishte më mirë të ndahet në pesë pjesë që më pas mund të jenë të hapur për Perëndimin që lirisht të përdor gjitha resurset që ka në dispozicion.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR