• e mërkurë, 17 korrik 2024

Putin: Bjellorusia u bë fuqi bërthamore

Putin: Bjellorusia u bë fuqi bërthamore

Minsk, 29 janar 2024 (MIA) - Bjellorusia është shndërruar në një fuqi bërthamore pasi u ndërtua centrali bërthamor bjellorus me pjesëmarrjen e Rusisë, që është hap serioz përpara në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Ai në Këshillin e lartë shtetëror të Bjellorusisë përkujtoi se me pjesëmarrjen e Federatës Ruse në vitin 2023, blloku i dytë i centralit bërthamor bjellorus u ndërtua në Bjellorusi.

Ky është sigurisht një progres shumë serioz, duke pasur parasysh se jo vetëm ndërtohet një stacion, por, siç themi gjithmonë, krijohet një industri. Dhe në këtë kuptim, Bjellorusia, natyrisht, është bërë një fuqi bërthamore, ky është një hap serioz përpara në zhvillimin e ekonomisë dhe sferave shkencore, në zhvillimin teknologjik", theksoi Putin. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR