• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Putin arriti në Vlladivostok për të marrë pjesë në Forumin ekonomik lindor

Putin arriti në Vlladivostok për të marrë pjesë në Forumin ekonomik lindor

Vlladivostok, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin mbrëmë arriti në Vlladivostok që të marrë pjesë në Forumin ekonomik lindor, i cili mbahet sot.

"Presidenti rus do të ketë program të ngjeshur ndërkombëtar në qytetin port në Lindjen e Largët të vendit", tha ndihmësi i tij, Jurij Ushakov.

Ai saktësoi se Putini konkretisht do të ketë takime me nënpresidentin kinez Han Zheng, kryeministrin malajzian Anvar Ibrahim dhe zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin.

Në forumin në Vlladivostok do të marrin pjesë gjithsej 6.000 mysafirë nga 76 vende, mes të cilave edhe shefa të 650 kompanive ruse dhe 44 të huaja. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR