• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin: Aeroplanët F-16 do të jenë cak legjitim për Rusinë si dhe aeroportet nga ku ngrihen

Putin: Aeroplanët F-16 do të jenë cak legjitim për Rusinë si dhe aeroportet nga ku ngrihen

Moskë, 28 mars 2024 (MIA) - Nëse aeroplanët amerikanë F-16 marrin pjesë në konfliktin në Ukrainë, duke u ngritur nga aeroportet e vendeve të treta, ato aeroporte do të bëhen cak legjitim i armatës ruse, paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë vizitës në rajonin e Tverit, Putini kujtoi se aeroplanët luftarakë F-16 mund të bartin armë bërthamore dhe theksoi se Moska "do të duhet ta marrë këtë parasysh".

Ai tha se nëse aeroplanët F-16 përfshihen në konflikt, armata ruse do t'i shkatërrojë ata aeroplanë "ashtu siç i shkatërron tanket e tyre, automjetet e blinduara dhe pajisjet e tjera, duke përfshirë edhe sisteme të shumta raketore".

Putin vlerësoi se aeroplanët F-16, nëse vendet perëndimore i dorëzojnë në Ukrainë, nuk do të mund ta ndryshojnë situatën në fushën e betejës.

Foto: EPA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR