• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pushilin: Ukrainasit më aktivisht po qëllojnë me municione thërrmuese në Donjeck

Pushilin: Ukrainasit më aktivisht po qëllojnë me municione thërrmuese në Donjeck

 Donjeck, 10 gusht 2023 (MIA) - Ushtria ukrainase filloi të sulmojë gjithnjë e më aktivisht territorin e Republikës Popullore të Donjeckut me municione thërrmuese, deklaroi sot ushtruesi i detyrës së kreut të RPD-së, Denis Pushilin.

 "Armiku gjithnjë e më shpesh përdor municion thërrmues, ndërsa kjo para së gjithash e kërcënon popullatën civile. Në ditët e fundit, përveç Donjeckut, u granatuan edhe Gorlovka, vendet e Jasinovat dhe Makievka, si dhe Shahtyjrsk, një qytet që është larg vijës së frontit", tha lideri i RPD.

 Në ditët e fundit, pjesë të qytetit të Donjeckit janë goditur nga armë që janë të ndaluara në shumë vende dhe vdekja, ndërsa  edhe plagosja e civilëve është bërë një situatë normale, shtoi Pushilini.

 "Ukrainasit nuk janë të suksesshëm në luftimet në front, ndaj “justifikojnë” duke qëlluar mbi njerëzit paqësorë", tha Pushilin dhe theksoi se gjuajtja me municione thërrmuese ndaj vendbanimeve civile nuk ka qëllim ushtarak.

 

QËNDRONI TË LIDHUR