Publikohet një fotografia nga arrestimi i Maduros, autenticiteti zyrtarisht nuk është konfirmuar
- Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e presidentit venezuelan Nikolas Maduro nga forcat speciale amerikane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:56, 3 janar, 2026
Uashington, 3 janar 2026 (MIA) - Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e presidentit venezuelan Nikolas Maduro nga forcat speciale amerikane.
Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar të autenticitetit të fotografisë, as se kush është burimi.
Presidenti amerikan Donald Tramp, sot njoftoi se ShBA kanë kryer sulme ajrore në Venezuelë dhe tha se lideri venezuelian, Nikolas Maduro, ishte "kapur dhe nxjerrë jashtë vendit".
"Shtetet e Bashkuara me sukses kanë kryer një sulm të madh ndaj Venezuelës dhe liderit të saj, presidentit Nikolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshortjen e tij, u kap dhe u nxorr nga vendi", ka shkruar Trampi në profilin e tij në Truth Social.
Sipas mediave amerikane, arrestimi i Maduros e kanë kryer pjesëtarët e njësisë së forcave speciale "Delta fors".
Foto: X