• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Publikohet agjenda e mbledhjes së nesërme të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Publikohet agjenda e mbledhjes së nesërme të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Prishtinë, 17 nëntor 2024 (MIA)- Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasditen e sotme ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet nesër në Prishtinë. 

Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina nga ora 10:30 deri në orën 10:45 pritet arritja e delegacioneve, më pas edhe e kryeministrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryetarët e dy qeverive pritet të kenë takim bilateral nga ora 11:20 deri në orën 11:50.

Pas këtij takimi do të vijojnë takime bilaterale mes ministrave (kolegëve) nga dy qeveritë dhe më pas do të mbahet mbledhje ndërqeveritare, pas çka në orën 13 e 30 minuta do të nënshkruhen marrëveshjet e planifikuara.

Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Mickoski është paraparë të mbahet në orën 13:45, pas së cilës agjenda do të mbyllet me një drekë zyrtare.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR