• e enjte, 26 dhjetor 2024

Puçistët në Niger arrestuan 180 ish-funksionarë qeveritarë, theksojnë burime partiake

Puçistët në Niger arrestuan 180 ish-funksionarë qeveritarë, theksojnë burime partiake

Niamei, 1 gusht 2023 (MIA) - Puçistët në Niger, të cilët e morën vendin me grusht shtet të kryer javën e kaluar, arrestuan së paku 180 anëtarë të qeverisë së mëparshme demokratike, kumtoi partia e deritanishme në pushtet, transmeton DPA.

"Ministri për energji, Mahamane Sani Mahamadu, ministri për miniera, Useini Hadizatu dhe kryetari i Partisë nigeriane për demokraci dhe socializëm (ONDS), Fumakoje Gado, janë mes të arrestuarve", deklaroi zëdhënësi i PNDS-së, Hamid N'Gade.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hama Adamu Suli, ministri i transportit, Oumaru Malam Alma dhe zëvendësi i tij, Kala Mutari, gjithashtu u arrestuan nga puçistët, shtoi si.

"Arrestimet poshtëruese janë dëshmi për sjelljen represive, diktatoriale dhe të paligjshme të ushtrisë", tha N'Gade.

Oficerët nga njësia elite e gjeneralit Omar Tçiani të mërkurën ia morën pushtetin presidentit të zgjedhur demorkatik të Nigerit, Mohamed Bazum, nga partia PNDS.

Tçiani të premten u emërua president i ri. Shumë shpejt më pas puçistët e suspenduan kushtetutën e vendit perëndimor-afrikan dhe i shpërndanë të gjitha institucionet kushtetuese.

Puçi u dënua ndërkombëtarisht. Komuniteti afrikano-perëndimor i shteteve EKOWAS të dielën i vendosi ultimatum puçistëve. Nëse Bazum nuk lirohet dhe kthehet në funksion në afat prej një jave, EKOWAS do të ndërmarrë masa të cilat mund të përfshijnë përdorim të forcës, u cek në kumtesën e tyre.

Qeveritë ushtarake të vendeve fqinje Burkina Faso dhe Mali dje e paralajmëruan EKOWAS-in të mos intervenojë.

"Çdo intervenim ushtarak kundër Nigerit do të ishte i njejtë me shpalljen e luftës kundër Burkina Fasos dhe Malit", ceket në deklaratën e përbashkët të dy qeverive kalimtare, transmeton DPA.

Intervenimi ushtarak mund të ketë pasoja katastrofale të cilat mund ta destabilizojnë tërë rajonin, theksuan ata. Burkina Faso dhe Mali janë anëtare të EKOWAS-it.

Njeriu i parë i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel dje deklaroi se Bashkimi Evropian i mbështetë masat e EKOWAS-it.

"Bazum mbetet shefi i vetëm i shtetit dhe cili do pushtet tjetër nuk mund të njihet", tha Borel.

Deri në puç, Nigeri, ish-koloni franceze, konsiderohej spirancë e demokracisë në rajonin Sahel, i cili u shkatërrua nga terrorizmi islamik, përkujton agjencia gjermane. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR